Skip to content

Video: Stuhi vdekjeprurëse godasin SHBA

profimedia 0492082478

 

Të paktën nëntë njerëz kanë humbur jetën, më shumë se 1.000 fluturime janë anuluan, dhe qindra mijëra kanë mbetur pa energji në shtatë shtete amerikane kur stuhi, e shoqëruar dhe me dëborë, goditi zonën nga Teksasi në Michigan.

Rreth 200,000 shtëpi dhe biznese janë dëmtuar në Texas, Luiziana, Mississippi, Arkansas, Tenesi, Illinois dhe Michigan, sipas PowerOutage.us.

Rreth 1.000 fluturime u vonuan apo u anuluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Chikagos, raporton flyaware.com.

Sipas meteorologëve, ndërtesat në Arkansas dhe Misuri u dëmtuan ose u shkatërruan nga tornadot.

Reuters paralajmëron se më shumë dëborë pritet më vonë në pjesë të Illinois, Michigan, New York-ut verior dhe New England.

Qendra Kombëtare e Parashikimit të Stuhisë njoftoi se më shumë se 18 milion njerëz në Luiziana, Arkansas, Teksas dhe Oklahoma janë në rrezik të shtuar nga stuhitë, duke përfshirë tornadot e rënda, përmbytjet dhe furitë e erës që mund të tejkalojnë 80 milje në orë.