Shqipëria është përfshirë nga moti i keq prej mëngjesit të ditës së sotme, ku për shkak të erërave të forta, shiut dhe dëborës ka patur dëme materiale.

Një pemë është rrëzuar në rrugën “Kongresi i Elbasanit” duke rrezikuar jetën e një personi që punonte pranë një kioske.

Lexo edhe :Related Posts

Siç shihet edhe në videon e Vizion Plus, një pemë e madhe është rrëzuar në rrugë, fatmirësisht pa lënduar asnjë person.

Aktualisht në vendin ku ka rënë pema janë punonjësit e bashkisë së Elbasanit të cilët po punojnë për largimin e saj nga rruga, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e njerëzve por dhe e mjeteve.

/Vizionplus.tv/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re