Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë mbrëmjen e sotme thuajse të gjithë vendin, përpos Durrësit dhe Fierit, kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e automjeteve edhe në Vlorë.

Pak orë pas paralajmërimit të bashkisë, drejtuar qytetarëve të Vlorës, nisën reshjet intensive duke sjellë edhe problemet, sidomos në zonën e Skelës, pranë portit.

Bashkia e Vlorës u kërkoi qytetarëve që shmangin lëvizjet me makina që  nuk janë të domosdoshme për shkak të situatës nga reshjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re