Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Pragës ditën e sotme. Sipas policisë, një person i armatosur ka vrarë disa persona me armë zjarri dhe ka plagosur disa të tjerë.

Policia nuk dha detaje rreth numrit të viktimave apo rrethanave të ngjarjes së rëndë në kryeqytetin e Republikës Çeke.

BREAKING: Shooting with multiple fatalities at Charles University’s Faculty of Arts in Prague pic.twitter.com/Rs0u9RHsXi

— BNO News (@BNONews) December 21, 2023

Televizioni publik çek tha, duke cituar policinë, se personi që hapi zjarr u vra.

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre ndërsa autoritetet kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e Fakultetit Filozofik të Universitetit Charles dhe Akademia e Arteve, Arkitekturës dhe Dizajnit.

Autori i ngjarjes

Jana Postova, një zëdhënëse e shërbimit të shpëtimit të Pragës, konfirmoi se shumë njerëz u plagosën, por nuk kishte detaje./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re