Një pjesë e bazës amerikane në aeroportin e Erbilit në Irakun verior është në flakë , me sa duket e goditur nga raketat balistike iraniane.

Raportet nga zona tregojnë se është goditur një depo armësh . Flakët po ngrihen shumë lart, siç mund të shihet në videot e ngarkuara në mediat sociale.

Një grup rezistence islamike irakiane i quajtur “Ashab Al-Kahf” ashab al-kahf mori përsipër.
Ka gjithashtu raportime për shpërthime dytësore, ndoshta nga djegia e pajisjeve ushtarake, dhe madje edhe për të shtëna me armë zjarri.
Dëshmitë flasin për raketa ose edhe dronë që kanë goditur bazën.
Baza kishte qenë shënjestër e sulmeve në vitin 2020, si dhe në raste të tjera në vitet në vijim, por këtë herë sulmi duket të jetë në një shkallë më të gjerë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re