Skip to content

VIDEO/ Super-gol dhe asist, tjetër mbrëmje magjike për Ernest Muçin


Trabzonspor mposhti Fethiyespor me rezultatin 3-0 në kuadër të Kupës së Turqisë.

Dhe protagonist pa dyshim i ndeshjes ishte ylli shqiptar Ernest Muçi.

Ai realizoi një supergol në pjesën e dytë, kur rezultati ishte ende 0-0.

Goditja e Muçit përshëndeti rrjetën nga jashtë zone, ndërsa portieri rival mbeti pa lëvizur.

Jo vetëm kaq, pasi në minutën e 79-të ishte Muçi që asistoi golin e tretë për Trabzonsporin duke mbyllur llogaritë e sfidës.

Në Kupë Muçi numëron tre gola dhe dy asistime në katër ndeshje. Ndërsa në kampionatit, është autor i tetë golave.

Muçi duket edhe se mbetet lojtari që i mungon Kombëtares shqiptare. Trajneri Silvinho preferoi të mos e ftonte për ndeshjet e fundit, ndërsa në vitin 2025 mori minuta vetëm ndaj Letonisë si zëvendësues.

Goli 

Asisti