ELBASAN– Një ditëlindje e veçantë për policin Lorenc Bërdufi në Elbasan. Efektivi i Patrullës ishte në krye të detyrës ditën e lindjes, teksa në rrugët e qytetit grupi i muzikantëve po luanin muzikë për të krijuar një atmosferë tjetër për qytetarët e karantinuar.

Gjatë koncertit, grupi vendosi të uronte policin, teksa në sfond nisi të dëgjohej kënga e ditëlindjes.

“Lorenci do e kishte sot pushim. Lorenci nuk e di pse ka ardhur sot në punë… Lorenci sot ka ditëlindjen. Një duartrokitje të fortë.”,-tha i riu. (Banorët e urojnë nga pallati. Nis kënga).”

Qytetarë nga ballkonet, muzikë, një situatë e jashtëzakonshme… një 36-vjetor i paharruar me siguri për efektivin!

(F.g/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re