
Jehona e kualifikimit të Kombëtares shqiptare në fazën e playoffit të Botërorit 2026 vazhdon ende.
Dhe më i lumturi për këtë sukses duket se është trajneri brazilian, Sylvinho.
Tekniku brazilian, pas suksesit 0-1 në Andorra, ka postuar në rrjetet sociale një fragment nga festa në dhomat e zhveshjes, shoqëruar me një mesazh në portugalisht dhe shqip.
‘Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën e play off-it të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve dhe drejtueseve…të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim. Një projekt që filloi pothuajse 3 vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri!’-shkruante trajneri Sylvinho në postimin e tij.
FESTA E SYLVINHO-S:
LEXO EDHE: (GOLI) Ne bëjmë detyrën, Anglia na bën “dhuratë”/ Shqipëria në Play Off-in e Botërorit



