Deputeti i Lushnjës Sajmir Korreshi i shkriu të gjithë së qeshuri në sallën e Kuvendit teksa po fliste nga foltorja.

Ai ka kritikuar qeverinë për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet vendi si pasojë e keqmenaxhimit.

Por gjatë fjalës së tij, ai ka përmendur edhe raste konkrete dhe situata të caktuara që kanë bërë që deputetët e tjerë në sallë të ‘zgjoheshin’ nga gjumi dhe të shpërthenin në të qeshura.

“Këtu u tha se këtu kemi bërë shëndetësinë jashtëtoksore.

Po hajde njëherë në spitalin e Lushnjës, të del miu nga këmbët e nuk din ku të vesh. Ju jetoni në ëndrra”- tha ndër të tjera deputeti i Lushnjës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re