Skip to content

VIDEO/ Të fshehura në një furgon, kush është personi që mbushi automjetin me 23 armë zjarri

Policia e Tiranës ka sekuestruar 23 armë zjarri,  të cilat u kapën brenda një furgoni në zonën e “Myslym Shyrit”. Në pranga është vënë poseduesi i tyre ndërsa dy perona të tjerë janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

I arrestuari është Eugert Sino. Grupi hetimor po heton lidhjet dhe përfshirjen e peronave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Armët e sekuestruara:

-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;

-6 armë zjarri automatike;

-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);

-1 silenciator;

-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;

-pjesë të ndryshme armësh zjarri;

-15 000 fishekë;

-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;

-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;

-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);

-pajisje për bllokimin e valëve;

-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;

-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.