Fundjava sapo ka nisur dhe kjo ka sjellë edhe problemet e para në qarkullim në qytetin e Vlorës.
Kjo e shtunë e ka gjetur qytetin me një trafik të rënduar në pothuajse të gjitha rrugët dalëse të qytetit që të lidhin me jugun.
Shumë turistë janë nisur për pushimet e fundjavës dhe duke pasur parasysh se jemi vetëm një ditë para fillimit të gushtit, shumë pushues marrin lejet dhe shkojnë drejt jugut, gjë që bën që situata e trafikut të jetë problematike.
Sipas gazetares së ‘Fax News’ në Vlorë, policia rrugore është në të gjitha akset e pranishme, madje e ndihmuar edhe nga kolegët nga Tirana për menaxhimin e trafikut, por megjithatë kjo është thuajse e pamundur, për shkak se numri i automjeteve është tepër i madh.
Një nga shkaqet e tjera të trafikut janë edhe vetë shoferët, të cilët për të shmangur pritjet në trafik, zgjedhin të bëjnë parakalime apo manovra të rrezikshme, duke shkaktuar jo vetëm bllokim të rrugëve, por edhe duke rrezikuar jetën e atyre shoferëve që presin si gjithë të tjerët në radhë.
Mirëpo shkaku kryesor është devijimi i disa akseve rrugore që të çojnë drejt jugut, ku shpeshherë mjetet detyrohen të ndjekin rrugët e lëna për përdorim nga ana e kompanive që merren me mirëmbajtjen e tyre.
…
/faxweb
