Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj ka shoqeruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme deri në orët ë para pas mesnatë zjarrfikësit e Vlorës në një nga aksionet për shuarjen e flakëve në Dukat të Vlorës, aty ku u duk se zjarri u vu nën kontroll por u riaktivizua sërish.

Kamera e Fax News së bashku me gazetaren Hysaj janë ngjitur në një nga makinat e zjarrfikësve të Vlorës dhe kanë shkuar drejt vatrave të zjarrit për të sjellë për publikun pamjet e vërteta çfarë ndodh në Dukat.

Pavarësisht orëve të gjata të punës, kushteve që vlen të thekson nuk janë aty ku duhen, dhe vështirësive të terrenit, punonjësit e zjarrfikëses nuk kanë ndërmend të dorezohen derisa ta mposhtin zjarrin.

“Ora shënon 23:49 minuta. Riaktivizimi i zjarrit të Dukatit ka bërë të nevojshëm prezencën e zjarrfikëseve të Vlorës. Edhe pse kanë 24 orë në punë, vijojnë të jenë në punë. Në këto momente po ngjisim kodrën e Dukatit, deri aty ku mund të shkojmë me makinë, për t’ju afruar sa më shumë zjarrit dhe për të bërë të mundur shmangien e flakëve që mos t’i afrohen banesave. Punonjësirt kanë me orë të tëra që luftojnë me flakët. Jam me Edin, kryezjarrfikësin e Vlorës”, thotë Hysaj.

Kryetari i zjarrfikësve të Vlorës thotë se janë shumë të lodhur pasi kanë orë të tëra në punë.

“Mbasdite ka filluar situata. Të shikojmë. Më vonë do ta përcaktojmë. Kemi shumë orë në punë. Jemi te lodhur”, tregon ai.

Nga ana tjetër, Pëllumb Xhelili është 64 vjeç dhe kjo se pengon të ngjisë Dukatin dhe të luftojë me flakët.

“Pellumb Xhelili, 64 vjeç. Nga mëngjesi deri më tani në punë. Jam lodhur pa diskutim. Kam 15 vite që punoj në zjarrfikës. Një nga situata më të vështira që kemi pasur. Jam lodhur shumë. Do vazhdojmë të qëndrojmë gjithë natën. Do bëjmë maksimumin e mundshem”, u shpreh ai.

Gazetarja e Fax News nuk lë pa shprehur mirënjohjen e saj për punën e palofdhur të zjarrfikësve, duke theksuar se kjo nuk është një punë aspak e lehtë.

“Ndërkohë që flasim po na mbulon hiri. Situata duket tepër e vështirë në këto mommente që flasim. Shpresojmë që demet të jenë minimale. Nuk mund të shpreh me fjalë, vlerësimin dhe mirënjohje tepër të madhe për të gjithë këto djem, burra që i shërbejnë luftës ndaj flakëve . Nuk është një punë e lehte. Zotërinjtë vazhdojnë të ngjisin malin në këmbë për të ndihmuar banorët. Shpresojmë se do ja dalin”, thotë ajo.

I pyetur nga gazetarja Hysaj “më thuaj të vërtetën sa i lodhur je?”, një zjarrfikës i quajtur Papi thotë se nuk e krahason dot lodhjen.

“Nuk mund ta krahasoj. I lodhur jam, por megjithatë them se do ta mposhtim. Do bëjmë më të mirën e mundshme. Ja e shikoni vetë. Deri këtu mund të vinim. Që në mëngjes jam në punë. Të hipesh lart, ta vendosësh në kontroll dhe të riaktivizohet prap. E fikëm dhe u riaktivizua përsëri. S’më takon mua ta thëm por…Do vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Kemi bërë betimin,” përfundon ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re