Skip to content

VIDEO- “Të ndalim shpopullimin e Shqipërisë”/ Presidenti Meta takim me të rinj: Koha që…

Duke shpërndarë një video nga takimi me të rinj, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se vëmendja duhet të fokusohet tek kjo kategori.

Presidenti bën apel që të mbështetet rinia për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë!

“E gjithë koha dhe vëmendja jonë duhet të jetë e fokusuar tek të rinjtë.

Studentët duhet të dëgjohen, t’u jepet çdo shans dhe t’u krijohet çdo mundësi.

Të rinjtë meritojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo nivel.

Të mbështesim rininë për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë!”- shkruan kreu i Shtetit.