Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka filluar një aksion për prishjen e njësive të shërbimet dhe plazheve të ndërtuara në zonën nga Gjiri i Hartës deri në hyrje të Ksamilit.

Aksioni mbështetet edhe nga forca të shumta të Policisë së Shtetit.

Bëhej fjalë për rreth 10 njësi shërbimet “beach bar”, të cilat ishin ndërtuar kryesisht përgjatë muajve të pandemisë. Deri tani nuk ka patur reagim kundërshtues nga asnjë prej pronarëve të këtyre subjekteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re