Pas qarkut të Korçës, materialet zgjedhore kanë mbërritur sot edhe në qarkun e Beratit.
Materialet zgjedhore po shpërndahen nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë në 6 KZAZ-të e qarkut, raportojnë burime për News 24.

Po nën këto masa, materialet zgjedhore po shpërndahen në 5 bashkitë e qarkut, ne bashkitë: Berat, Kuçovë, Dimal, Poliçan dhe Skrapar.

Qarku i Beratit ka 6 KZAZ, 2 ka bashkia Berat, 1 bashkia Kuçovë, 1 bashkia Dimal, 1 bashkia Poliçan dhe 1 bashkia Skrapar.

Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, forca të policisë së DVP-së Berat do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre, deri në momentin e shpërndarjes në të gjitha qendrat e votimit të qarkut Berat.

Lexo edhe: Shpërndahen materialet e para zgjedhore, ja qarku ku kanë mbërritur! Shoqërohen nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko