Skip to content

VIDEO/ Të shtënat me armë në Vlorë, policia arreston të riun, kishte 5 ditë që kishte dalë nga burgu

Të shtënat me armë në Vlorë, policia arreston një person. E.Dollani ka qëlluar disa herë në me armë në lagjen “Fusha e Druve”. Policia identifikon e shoqëron të riun. Dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Ende e paqartë nëse është konfliktuar me ndonjë apo ka qëlluar në ajër. Por nuk ka persona të lënduar.

I riu që ka qëlluar me armë e që u arrestua kishte vetëm 5 ditë që kishte dalë nga burgu. I dënuar për vjedhje. Sot kishte pirë dhe kishte qëlluar me armë. Arrestohet sërish për armëmbajtje dhe prishje të rendit publik.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb