Skip to content

VIDEO/ Të shtënat me armë në Vlorë, policia arreston të riun, vetëm 5 ditë që kishte dalë nga burgu

Të shtënat me armë në Vlorë, policia arreston një person. E.Dollani ka qëlluar disa herë në me armë në lagjen “Fusha e Druve”. Policia identifikon e shoqëron të riun. Dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Ende e paqartë nëse është konfliktuar me ndonjë apo ka qëlluar në ajër. Por nuk ka persona të lënduar.

I riu që ka qëlluar me armë e që u arrestua kishte vetëm 5 ditë që kishte dalë nga burgu. I dënuar për vjedhje. Ditën e sotme, i riu ka konsumuar pije të shumta alkoolike gjë që ka ndikuar në humbjen e vetëdijes duke bërë që të qëllonte në ajër me armë zjarri. Tashmë i iru është arrestuar sërish për armëmbajtje dhe prishje të rendit publik.

Të shtëna me armë në Vlorë, policia vihet në kërkim të një personi

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb