Disa qytetatarë kanë bllokuar sot rrugën Lezhë –Tiranë, duke kundërshtuar rritjen e çmimeve në vend, duke nisur nga nafta dhe produktet e tjera ushqimore.

Paralel me protetstën e paralajmëruar në Tiranë, ata në shenjë revolte kanë bllokuar këtë aks të rëndësishëm.

Ata kanë bllokuar rrugën në kryqëzimin e Zejmenit.

“Të bie si në Kosovë e Maqedoni, nuk ka tërheqje ndryshe, këtu është bërë si me qenë Çeçeni. Është Ukraina në luftë, jo ne”– tha një qytetar.

Rikujtojmë se prej disa ditësh po protestohet në vendin tonë, kundër rritjes së çmimeve ndërsa janë ndaluar edhe qyetarët nga policia për protestë të paligjshme dhe bllokim të rrugëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re