Temperaturat e larta të shënuara gjatë ditë së sotme, kanë bërë që qytetarët në rrethe të ndryshme të vendit të drejtohen drejt bregdetit, madje ka edhe nga ata që kanë vendosur të kalojnë fundjavën në Kosovë.

Më herët, Fax News transmetoi pamje nga aksi Vlorë Orikum ku shiheshin rradhë kilometrike të makinave të cilat ishin krijuar jo vetëm si pasojë e lëvizjes së madhe të turistëve, por edhe si pasojë e punimeve që po kryehen në kulmin e sezonit turistik.

Në redaksinë e Fax News, kanë mbërritur pamje nga autostrada, Fier-Lushnjë, ku shihen gjithashtu rradhë të gjata të makinave, pasi shumë qytetarë kthehen nga pushimet e fundjavës apo pas frekuentimit të plazheve duke kërkuar të sfidojnë motin e nxehtë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re