Skip to content

VIDEO/ Tensione dhe një viktimë, dalin pamjet nga momenti kur me dhjetëra makina të Policisë hyjnë në Kampin e Muxhahedinëve iranianë





Kanë dalë pamjet nga momenti kur makina të shumta të Policisë kanë hyrë në Kampin e Muxhahedinëve iranianë gjatë ditës së sotme.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së Kampit të Muxhahedinëve dhe janë shpërndarë nga vetë ata.

Kujtojmë se gjatë kontrolleve të ditës së sotme nga ana e Policisë, pati tensione të shumta dhe u raportua edhe për një viktimë, për të cilin muxhahedinët pretendojnë se mbeti i vdekur si pasojë e gazit të përdorur nga policia.

Gjatë kontrolleve të Policisë, të zhvilluara me urdhër të SPAK, u sekuestruan disa pajisje kompjuterike dhe servera, që dyshohet se përdoreshin për sulme kibernetike.

“”