Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare deputeti e PD, Flamur Noka.

Përjashtimi u bë pas tensioneve të shumta në Kuvend mes deputetit demokrat dhe kryetares së Parlamentit, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën për të pranuar në grupin e PD, Sali Berishën.

“Ti nuk më kërcënon dot as më intimidon, ti zoti Noka je i përjashtuar dhe respekto rregulloren dhe boll tani se e tepruat”, tha Nikolla.

Ndërkohë që deputeti Flamur Noka nuk ka pranuar që të ikë nga salla, Lindita Nikolla mbylli seancën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re