Sheshi i Flamurit në Vlorë është mbushur me simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë pritur kryeministrin Edi Rama pasi mbylli mbledhjen me banorët e Zvërnecit. Ai është mirëpritur me anë të një koncerti.

Ajo çfarë u vu re është teksa mes të gjithë simpatizantëve, punonjësit e sigurisë kanë grisur pankartën një qytetareje e cila mbështet protestën kundër investimit në Zvërnec.

Siguria nuk e ka lejuar më tej qytetaren të vazhdojë thirrjen e saj, duke krijuar tension mes punonjësve dhe personave të ardhur në festën e PS-së në sheshin e Flamurit.

Qytetarja në fjalë përlotet dhe shprehet se nuk po bënte asgjë. Ajo shton se po mohoet e drejta e fjalës së lirë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re