Janë shënuar tensionet e para mes protestuesve dhe efektivëve të policisë në protestën që po mbahet para Kuvendit.

 

Protestuesit janë penguar nga  policët që të hyjnë në oborrin e Kuvendit, ndërsa ata kanë hedhur tymuese  me ngjyra, njësoj si në protestën e të shtunës.

 

Të pranishëm janë edhe forcat RENEA, të cilët kanë krijuar kordonin. Edhe autobotet e ujit janë në dispozicion për të ndërhyrë në rast se situata agravon.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re