Skip to content

VIDEO/Tensionet në Sekretariatin e Etikës, deputeti i PD i shkul mikrofonin Klotilda Bushkës! Ja momenti kur ndërhyn Garda!

Deputetët e opozitës kanë penguar zhvillimin e mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, ku pritej të merrej vendimi për të përjashtuar 7 ligjvënësit e opozitës.

Nga pamjet e siguruara nga Panorama.al shikohet se në këtë mbledhje mori pjesë edhe Sali Berisha, i cili ka kërkuar të flasë gjatë kësaj mbledhje.

Por kryetarja e komisionit të Etikës, Klotilda Bushka nuk i ka dhënë të drejtën e fjalës, ç’ka ka acaruar tonet.

Deputeti i PD, Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin Bushkës dhe kolegëve të PS, duke i detyruar të ndërpresin mbledhjen.

Ndërkohë që në ambientet e brendshme ka ndërhyrë dhe Garda e Republikës.

Bushka dhe anëtarët e PS janë mbledhur në zyrën e saj, ndërkohë që edhe ky ambient është ’zaptuar’ nga  deputetët e opozitës.

“”