Banorët e “5 majit” dhe të Laprakës janë ulur në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin e automjeteve për të protestuar kundër prishjes së banesave në këto zona të kryeqytetit.

“Fax News” sjell pamjet e bllokimit të rrugës ndërsa janë formuar edhe radhë të gjata trafiku në tek kryqëzimi i Medresesë.

Tensionohet situata:

Është tensionuar protesta e organizuar nga banorët e “5 majit” dhe ata të Laprakës të po kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre.

Në këto momente ka pasur një përplasje të lehtë fizike mes palëve, ndërkohë protestuesit dëgjohen duke thënë “Policia është me ne”.

“S’kemi punë me policinë. Mos provokoni banorët, është e drejta jona për të protestuar. Ushtarë të Erion Velias jeni. Edhe sikur të më vrasësh mua , nuk i vret gjithë banorët. Me taksat tona merrni rrogën juve. Bashkia e Tiranës ushqehet me taksat tona”, bërtet banori i zonës së “5 majit”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko