Prej gati tre muajsh 60 familje të një pallati 13 katësh në Durrës kanë mbajtur frymën, pasi kanë mbetur të pastrehë si rezultat i dëmeve të shumta që ka pësuar godina ku ata banojnë. Në mënyrë specifike, e ndryshe nga shumë godina të tjera të dëmtuara,  ky pallat i cili është pa cerifikatë pronësie, nuk ka gjallë as pronarin që e ndërtoi. Banorët nuk dinë as ku të ankohen, sepse pronari i firmës ndërroi jetë pak kohë më marrë e firma e ndërtimit shpalli falimentin.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se banorët thonë se  kanë kaluar tre muaj dhe gjithcka ka mbetur në aktonstatime. Ata në rrugë private kanë marrë specialistë për të parë situatën. Banorët thonë se specialistët e bashkisë nuk kanë bërë ende akt-ekspertizën e thelluar. Pallati nuk ka as certifikatë pronësie, ndërsa pronari ka ndërruar jetë dhe nuk ka askush se kush të përgjigjet për të. Ka 10 vjet pallati pa legalizim . banorët kanë këkruar legalizim por nuk është bërë. Procesi është zvarritur thotë një tjetër banore.

Një tjetër banor i pallatit thotë se rreziku është i madh, pasi në këtë lagjje edhe dy pallate të tjerë kanë ceduar , duke u përkulur me nga 60 centimetra. Ndërkohë që një shkollë nëntë-vjecare është fare pranë dhe fëmijët kalojnë  përbri këtyre godinave të rrënuara, duke përbërë rrezik për vogëlushët. Ata thonë se si pasojë e dëmeve kolosale një pjesë e banorëve nuk kanë mundur dot të marrin as orenditë nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, bashkia ka reaguar në lidhje me këtë ndërtesë. Pallati në rrugën “Anton Xanoni” për të cilin banorët kanë dalë në protestë ka një dëmtim të shkallës DS3, pra dëmtime në muraturë dhe jo në konstrukt. Për këtë arsye nuk kalon për ekspertizë të thelluar.

Bashkia fton banorët e këtij pallati, që të aplikojnë online në njësinë administrative përkatëse për të përfituar nga programi i rindërtimit. Pas aplikimit, ekspertët do të bëjnë vlerësimin e dëmeve të këtij pallati dhe më pas do të bëhet financimi për riparimin e dëmeve.

E njëjta thirrje, që të aplikojnë në platformën e rindërtimit, qëndron edhe për të gjithë banorët, godinat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Sportelet e aplikimit online janë të hapura cdo ditë nga e hëna në të diel nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 18.00. Në cdo sportel është stafi i trajnuar për të asistuar qytetarët.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=xa2d7GNAIaI?feature=oembed&w=500&h=281]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re