Një tërmet me magnitudë 4.9 goditi këtë mbrëmje vendin tonë, duke krijuar panik tek njerëzit. Lëkundjet janë ndjerë goxha edhe në studion e emisionit “Tempora” në Ora News, ku publiku është ndjerë i frikësuar.

Ndërsa, gazetarja Sonila Meço ka kërkuar që askush të mos lëvizë, pasi kjo shtë këshilla më e mirë në këto raste.

“Është tërmet? Qetësi zonja, ju lutem qetësi, mos lëvizni ju lutem.Kjo është këshilla më e vlefshmë, numër 1 që na japin në këto raste.Qetësi. Sa të marrim pak veten. Vetëm një moment”, shprehet Sonila Meço.

https://dailymotion.com/video/x7r7npl

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re