Policia e Tiranës ka arrestuar një 17-vjeçar pasi në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele nën kërcënimin e një arme imituese pistoletë ka vjedhur shuma parash nga dy qytetarë.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Skenderbej”.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas policisë në kërkim është shpallur një bashkëmoshatar i 17-vjeçarit, i dyshuar si autor në të dyja grabitjet.

Ndërkohë pas verifikimeve të komisariatit nr. 3 rezultoi se dy të miturit janë autor edhe të grabitjes së një farmacie para pak kohe në rrugën “Asim Zeneli” ku arritët që të merrni shuma parash.

 

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re