GJIROKASTËR

Përkrahës të familjes Kacifa dhe qindra qytetarë grekë kanë mbërritur në Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Konstandinos Kacifas, i vrarë pas sulmit mbi policinë më 28 tetor.

Gazetaret tona Dorjana Bezat dhe Brikena Metaj ndodhen në fshatin e 35-vjeçarit që prej mëngjesit të sotëm ku kanë sjellë informacione të vazhdueshme. Ato raportuan për “BalkanWeb” se disa qytetarë grekë kanë lëshuar thirrje ndërsa i janë drejtuar banesës së të ndjerit.

“Konstandin je heroi ynë. Kacifa jeton, ti na drejton”, kanë qenë thirrjet e qytetarëve grekë ndërsa mbërritën në Bularat me flamuj grekë në duar dhe flamurin e patriarkanës.

Familjarët e viktimës nuk kanë lejuar kamerën e News24 të qëndrojë para shtëpisë së tyre. Sipas tyre media shqiptare ka disinformuar publikun.

Varrimi është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa pritet pjesëmarrje e madhe nga Greqia.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko