Skip to content

VIDEO/ Tifozeria ruse e Zenit-it, banderolë anti-NATO për bombardimin e Serbisë

1119324289

Tifozët e Zenitit nga Shën Petersburgu, në ndeshjen kundër Orenburgut kanë shpalosur një mbështetje të hapur për Serbinë.

Ata e bënë këtë me rastin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Ishte një banderolë gjigande ajo që u prezantua në stadium, ky mbi të ish pikturuar një murg që kalon rrënojat e një manastirit, katër shkronja “S” rreth kryqit, si dhe viti i bombardimeve.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e klubit rus tregojnë dashuri dhe mbështetje për popullin serb, pasi dy vjet më parë, një një përballje me Vardarit të Shkupit në Ligën e Evropës u shfaq një flamur me mbishkrimin “Ratko Mlladiç, hero serb”.