Pamjet që shihni vijnë nga disa zona të ndryshme të Tiranës, ku shihet se si qytetarët kanë dalë nga banesat dhe bëjnë blerje nëpër supermarkete, në një kohë kur duke nisur nga sot në orën 13:00 deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës do të qëndrojnë në ‘shtetrrethim’.

“News 24” ka publikuar video ku shihet se në rrugë ka fluks njerëzish, po ashtu dhe mjetet që qarkullojnë, ndoshta për të bërë aktivitete e fundit, para se të futen në karantinë.

Kujtojmë se të vetmit që do të jenë në rrugë jashtë këtyre fashave të orarit, do jenë ushtria, policia, njësite kritike të shërbimit shtetëror si dhe kompanitë mediatike.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=1_Mt9Mvm2T4]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re