ISHP njoftoi për 25 raste të rejas me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit.

Të gjitha rastet e reja janë konstatuar në Krujë dhe Laç ku duket se një fasoneri është kthyer në vatrën kryesore të infeksionit për këto dy rrethe.

Vlen të theksohet fakti se për herë të parë sot, në Tiranë nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus që prej konstatimit të infeksionit në Shqipëri.

Megjithatë, kryeqyteti vijon të kryesojë listën e zonave më të prekura me 253 raste në total.

Raste të reja sot
-17 raste në Krujë
-8 raste Laç

Raste totale me koronavirus sipas rretheve

– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 40 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 27 raste

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re