Teksa 5 orë na ndajnë nga ndeshja e Feyenoord-Roma në kryeqytet, mijëra tifozë kanë mbushur rrugët duke festuar.

Nga zona e Pedonales, sheshit “Skënderbeu” e deri te liqeni ata po festojnë duke pirë e kërcyer. “Fax News” ka siguruar pamje nga atmosfera, ku disa shihen dhe duke kërcyer nën tingujt e valleve popullore shqiptare.

Janë mbi 70 mijë tifozë dhe 800 të ftuar VIP për ndeshjen e “Conference League”, ndërsa policia është mobilizuar me forca të shumta për të parandaluar situata të dhunshme mes tyre.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re