Një tjetër aksident është regjistruar këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës.

 

Një automjet i llojit furgon ka aksidentuar një grua dhe më pas ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë gruaja ka marrë plagë të mëdha por ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë.

 

Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

 

Kujtojmë se gjatë pasdites së sotme, një 24 vjeçar përplasi me makinë çiftin e turistëve francezë, të cilët po udhëtonin me biçikletë.

 

Si pasoj e aksidentit, gruaja humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshorti i saj u transportua në spital.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 17:20, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë, mjeti furgon me drejtues shtetasin K. D., 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., 47 vjeçe banuese në fshatin Armen, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

 

Drejtuesi i mjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re