Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës Tonin Uldedaj, ka prezantuar në Pukë kandidatin e Bindjes Demokratike Gjovalin Dushaj.

Ai ka takuar komunitetin e artistëve të kësaj zone të cilët kanë dalë në mbështetje të Dushajt ku shpalosi edhe disa nga zotimet kyçe për 4 vitet e ardhshme. 

“Artistët Pukjan mbështesin kolegun e Tyre, artistin dhe krijuesin e njohur Gjovalin Dushaj në rrugëtimin politik si kandidat për deputet i Bindjes Demokratike.

Një surprizë e këndshme dhe përgjegjësi takimi sot me këto artistët të mrekullueshëm, që ja kanë rritur vlerat dhe emrin Pukës dhe trevave të Saj.

Mirënjohje për shpirtin artist të Pukjanit”, shkruan Uldedaj duke përcjellë në një video disa momente të takimit:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re