Aksi rrugor Thumanë-Fushë Krujë ka pasur fluks të automjeteve pasditen e së dielës. Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se pjesa më e madhe e mjeteve udhëtojnë nga Thumana drejt Fushë Krujës ndërsa shpesh herë bllokohet aksi pranë rrethrrotullimit pasi është me një kalim.

Një prej shoferëve bërtet i revoltuar nga trafiku duke thënë: “E ka fajin Rama”. Në këtë segment rrugor, ndonëse trafiku është i rënduar nuk është vënë re asnjë efektiv policie.

Kujtojmë se trafik i ngjashëm me këtë ndodh vetëm në stinën e verës ku dhe fluksi i pushuesve është i lartë. (A.M/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re