Një ngjarje e rëndë është regjistruar në SHBA, ku një personazh i njohur në rrjetet sociale ka plagosur ish-të dashurën dhe më pas është vetëvrarë. Momenti tragjik është kapur në kamera nga një person i tretë, ku dallohet autori, që përpiqet të hapë me forcë derën për të riqëlluar ish-të dashurën e tij, pasi e ka goditur me plumb fillimisht në këmbë.

Personi që regjistron videon dëgjohet të flasë në telefon me policinë, të cilëve iu përshkruan situatën. Fillimisht dëgjohen zhurma që vijnë nga tentative e autorit për të hapur derën me forcë, teksa ish e dashura dhe personi i tretë janë fshehur në verandë në pritje të uniformave blu.

Ish-i dashuri i Penos, i identifikuar si Conrad, vrau veten pasi qëlloi në derën e banesës së Avallone. Çifti ishte ndarë disa javë më parë, sipas reagimeve të Peno në mediat sociale.

“Kam regjistruar momentet e fundit kur jemi fshehur në verandën e pasme”, ka shkruar Avallone krahas pamjeve që tregojnë vajzën e tronditur dhe të mbuluar në gjak. “Mund ta dëgjoni duke qëlluar para se t’i japë fund jetës së tij… në korridorin e banesës sime”, ka shkruar Avallone.

Autori dhe vajza raportohet se kishin një lidhje dashurie prej 11 vitesh e cila kishte marrë fund kohë më parë. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak të jetë bërë lidhja e re e ish të dashurës së tij.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re