Shtetasi, 32 vjeçar, L.H është arrestuar ditën e sotme nga policia e Krujës, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt një përfitimi ekonomik.

Siç shihen edhe në pamjet e policisë, emigrantët po transportoheshin me një automjet të tipit “Range Rover” ku 2 prej tyre janë futur në bagazh.

Njoftimi i Plotë:

Krujë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Luzi”.

Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luzi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Luz, Fushë Krujë, u bë e mundur kapja dhe arestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët 32-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re