Como regjistroi një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Pisës, në javën e 19-të në Serinë A.

Ndeshja e zhvilluar në “Arena Garibaldi” u zhbllokua në minutën e 68-të nga Perrone me një goditje me të majtën.

Avantazhi u dyfishua në minutën e 76-të nga Douvikas, i cili shënoi pas një kundërsulmi, i asistuar nga Rodriguez. Skuadra e Pisës pati mundësinë të rihapte sfidën me një penallti, por portieri Butez priti gjuajtjen e Nzola-s.

Në minutën e 96-të, Douvikas shënoi golin e tij të dytë personal nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo fitore e ngjit Comon në vendin e katërt me 33 pikë të grumbulluara, po aq sa Juventusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re