Një ngjarje e pazakontë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës ku tre makina janë gjetur të zhytura në det.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Plazhi i Ri ndërsa ende janë të panjohura shkaqet dhe rrethanat që kanë përfunduar aty.

Nuk ka detaje se si këto makina mund të kenë përfunduar aty, por sipas burimeve policore mund te jetë edhe një ngecje në rërë pasi makinat kanë përcjellë ndonjë skaf apo varke me ngarkesë nga bregu.

Në vendngjarje ka shkuar policia e shtetit dhe policia kufitare për të bërë sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re