Dy familje në zonën e Kurbinit vijojnë sfidën e tyre në përballimin e jetesës duke qëndruar prej tre muajsh në çadra verore, ndërsa thonë se nuk largohen dot nga shtëpitë e tyre për shkak të blegtorive dhe punës, por edhe sepse çmimet e banesave që jepen me qera janë të papërballueshme.

“Kanë ardhur grupet e inspektimit, ka dalë akt-konstatimi kam aplikuar tek portal online, po presim për shtëpinë. Jam i indinjuar, jam shumë i lodhur, mbledh hekurishte për të ngrënë një copë bukë”, tha anëtari i njërës prej familjeve mes lotësh.

Viktor Gjoni shprehet për Fax News: Këtu kam punën blegtorinë e të gjitha ku të shkoj, më kanë thënë për të shkuar me qera, në Tiranë, Fushë-Krujë, lëre që qeraja është shtrenjtë, por s’kam ku lë bagëtitë.

Marjan Rrika anëtar i një familjeje me gjashtë anëtarë, dy prej të cilëve invalid tha: Kemi futur në sitëm vetë i gjashtë, shtëpia është e pabanueshme në zonën administrative Mamurras.

Nuk kam si të largohem me bonus, për shkak edhe të problemeve shëndetësore, gjërat që kam në oborr sapo të kthej shpinë mi vjedhin.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=g-CChAR6_2Y]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re