Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre të mitur, të cilët i morën me dhunë një shumë parash një 70-vjeçari.

Policia njofton se tre të miturit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i vodhën me dhunë, një shumë parash, një shtetasi, në lagjen “Pavarësia”.

 

Në pranga kanë rënë P. K., 16 vjeç, K. K., 16 vjeç dhe A. A., 15 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.01.2024, në lagjen “Pavarësia 2”, i kanë marrë me dhunë një shumë parash, një 70-vjeçari./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re