Një shpërthim me tritol raportohet mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kondra mëson se sasia e tritolit ka shpërthyer në një fasoneri në rrugën Fadil Deliu, në zonën e Freskut.

Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. Brenda fasonerisë nuk ka pasur asnjë person. Lënda plasëse është vendosur në bodrumin e një pallati ku ishte ngritur fasoneria italiane me këpucë.

Si pasojë e shpërthimit për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.

ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen dëmet materiale dhe prania e efektivëve të policisë.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re