Kampioni i boksit Errol Spence Jr. ka pësuar një aksident të rëndë me Ferrari-n e tij në Dallas.

Makina e tij është rrotulluar disa herë në ajër dhe Spence po udhëtonte pa rripin e sigurisë.

Aksidenti ndodhi pak para orës 3 të mëngjesit në Bulevardin e River River, në afërsi të qytetit të Dallasit.

Sipas policisë, automjeti po kalonte me një shpejtësi të lartë në rrugë dhe se Spence nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Sipas policisë, 29-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re