Pavarësisht se episode të tilla ngjallin menjëherë  reagim në opinion, ato vijojnë të ndodhin e për pasojë edhe debati qëndron gjithnjë i ndezur.

Pamjet janë regjistruar në vitin 2018 por janë publikuar për herë të parë këtë të hënë, ku shihen oficerët e policisë të cilët u përpoqën të prangosnin një djalë 8 vjeçar, brenda shkollën.

Gjatë këtij akti, i mituri nis e qan teksa efektivët i thonë se do të shkojë në burg, shkruan Daily Mail.

Ngjarja është filmuar nga kamera e trupit e një polici ndërsa bëhet fjalë të ketë ndodhur më 14 dhjetor 2018.  Ajo çfarë e bën akoma më zemëruese ngjarjen, është se i mituri mendohet të jetë me nevoja të veçanta, por që efektivët me sa duket nuk e kanë marrë parasysh.

Këta të fundit kishin mbërritur në një shkollë ku fëmija raportohet të ketë goditur një mësues. Pamjet janë publikuar nga një avokat këtë të hënë, ndërsa emri i fëmijës nuk bëhet i ditur për shkak të moshës./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re