Uragani Ian që ka goditur Floridan, me erëra të forta prej 255 km/h, është stuhia e pestë më e madhe që ka goditur kontinentin e SHBA-së.

 

Mediat amerikane kanë informuar qytetarët e tyre hap pas hapi të gjithë situatën, ndërsa Ëeather Channel ndodhej në Florida  për të raportuar ngjarjen.

 

Gazetari Jim Cantore ishte në vendin e ngjarjes për të dokumentuar stuhinë, një detyrë që sigurisht nuk është pa rreziqe. Cantore po raportonte live, kur u godit nga një degë pemë duke e rrëzuar në tokë.

 

“Ky është një nga uraganet më të këqij në të cilin kam qenë ndonjëherë. Mund të jetë më i keqi për sa i përket mbulimit të mbi 25 viteve dhe 90 stuhive”, ka thënë ndër tjerash ai.

 

Siç shihet edhe në video, gazetarin e merr era para, duke i kufizuar atij edhe lëvizjen.

 

Jim Cantore got hit by a flying tree branch during hurricane report pic.twitter.com/ybONC3VR51

— Gifdsports (@gifdsports) September 28, 2022

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re