Pak nga emocionet por dhe pak ndoshta nga përgjumja për shkak të orës së vonë, ministrja e re Bora Muzhaqi mbajti një fjalim ku nuk mundi të shmangte lapsuset nga fillimi në fund.

Në një moment deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj nuk e mbajti dot të qeshurën dhe zonja Muzhaqi ia tërhoqi vëmendjen nga foltorja e Kuvendit.

Disa nga lapsuset e Muzhaqit:

…“Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës por çuditërisht  përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua”

…Patjetër tërmeti e pandemia frenuan shumë aspekte të jetës por ata në asnjë moment nuk na ndaluan që ne të ndalonim punën e parreshtur të qeverisë për të ecur përpara me punët e rëndësishme të këtyre mandateve..

.. Fëmijët janë e ardhmje e Shqipërisë dhe vetëm ata mund ta ngrijnë këtë vend në lartësinë që ne mendojmë që ky vend meriton, prandaj ne si qeveri e ju zotëri që qeshni si parlament, (- I drejtohet Gjekmarkajt) kemi përdetyrë të kërkojmë më shumë nga vetja. 

Ne kemi një armatë fëmijësh e të rinjsh që shpenzojnë energji të madhe për të marrë dije në mjediset e shkollës e për tu zhvilluar si qytetarë, dhe të rinj të qytetuar, të qytetëruar

Në fund e mbylli  “Trupi i shëndoshë… Mëndja e shëndoshë në trup të shëndoshë”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re