Sigurimi i një vendi parkimi pa pagesë në Tiranë, është bërë një mision tejet i vështirë.

Krahas stresit që shkakton apo gjobave të shumta nga Policia Bashkiake, jo rrallë herë qytetarët konfliktohen me njëri-tjetrin.

Disa turistë italianë janë konfliktuar në ish-Bllok ku kanë tentuar të parkojnë në një hapësirë të rezervuar nga një subjekt privat.

Në 4 vitet e fundit, janë dhjetëfishuar gjobat për parkingjet dhe trafikun, një praktikë e kritikuar nga ekspertët si penalizuese për mijëra familje çdo muaj, pa sjellë përmirësim në kaosin e qarkullimit në kryeqytet.

Më poshtë po përcjellim edhe videon e këtij momenti delikat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re