Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler konfirmoi sulmet e njëpasnjëshme duke deklaruar se u neutralizuan të paktën 59 terroristë.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të treguar se “terroristët” u vranë ose u kapën gjatë një operacioni.

Lexo edhe :Related Posts

Gjysmëhëna e Kuqe kurde në verilindje të Sirisë njoftoi se sulmet ajrore turke shkatërruan një klinikë diabetike në Kobani.

“Sulmet e fundit kundër infrastrukturës civil) do të përkeqësojnë tragjedinë humanitare në Sirinë verilindore,” theksohet në reagim, pasi banorët e rajonit tashmë po përballen me një krizë të rëndë ushqimore dhe mungesë karburanti.

Turqia nisi operacione ushtarake në shkallë të gjerë në territorin irakian dhe sirian si hakmarrje për sulmet e nisura të premten dhe të shtunën nga militantët e PKK-së në bazat ushtarake turke në Irakun verior, duke vrarë 12 ushtarë turq. Operacionet e forcave të armatosura turke janë intensifikuar gjatë 36 orëve të fundit, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke u zotuar se do të hakmerret për dëshmorët që vdiqën në krye të detyrës.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re