Gjykata e Sarandës ka lënë në burg Bukuroshe Muharremin, e cila tentoi para disa ditësh të trafikonte jashtë shqipërisë 12 vjeçarin Ronaldo Tanushi.

Teksa u soll me makinë policie në Gjykatë, familjarët e 50 vjeçares po prisnin jashtë ambientevë të gjykatës dhe duke qarë tentonin t’i afroheshin makinës së policisë.

12 vjevçari nga Bathorja u denoncua i humbur nga babi i tij në redaksinë e Fax Neës, duke bërë thirrje që kush ka dijeni për vendodhjen e tij ta lajmëronte.

Pas tre ditëve i humbur, Policia arriti ta gjente 12 vjeçarin dhe ta kthente pranë familjes, ndërkohë pak orë më vonë Policia njoftoi dhe arrestimin e 50 vjeçares Bukuroshe Muharrremi, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar, e cila tentoi ta trafikonte 12 vjeçarin.

Bababi i djalit, Gazmend Tanushi tha se djalin e kanë dhunuar dhe e kanë detyruar që të lypë dhe vjedhë, ndërkohë që sipas tij dy prej shfrytëzuesve nuk janë arrrestuar ende nga policia. Ai kërkon që ata të vihen sa më parë pas hekurave, pasi historia e Ronaldos mund të përsëritet te fëmijë të tjerë.

Gazmend Tanushi zbulon me detaje sesi djali ka rënë në rrjetën e këtyre trafikantëve, teksa fillimisht e kanë gënjyer duke i dhënë para, e më pas nga Tirana e kanë dërguar në Vlorë dhe më pas në Sarandë. (Lexo edhe)

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re